Një aksident është regjistruar në Rrugën e Kombit në afërsi të Skurajve.
Një autotmjet me targa të Kosovës ka përplasur disa automjete ndërsa një person ka mbetur i plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë Njesia e policisë së autostradës ndërsa kane nisur edhe hetimet ne lidhje me këtë aksident.
Dyshimet e para janë se ky aksident ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës ku po kryhen punime në ndarësen e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtese e rruges.