Një minoren ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë në rrugën që lidh Rrilën me fshatin Mylte.
Nga ky aksident ka mbetur i plagosur një 14- vjeçar, ndërsa autovetura që e përplasi atë ka përfunduar jashtë rruge në një kanal.
Policia ka mbërritur menjëhere në vendngjarje dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë aksident.
14-vjeçari i plagosur është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.