Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Fier-Lushnje.
Burime për median bëjnë me dije se një automjet ka rënë në kanal, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit. Mësohet se shoferi nuk ka marrë dëmtime, si dhe raportohet vetëm për dëme materiale.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.