Aksident në aksin Kardhiq-Sarandë, aksidentohen dy fëmijë, autori largohet nga vendngjarja

0
Gjigandi

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Kardhiq-Saranda.

Burime për Abc24.al  bëjnë me dije se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy fëmijë, 15 dhe 17-vjeç.

Raportohet për bllokim të qarkullimit nga të dyja anët e rrugës.

Sakaq gazetarët e Abc24.al ka siguruar videon e plotë nga vendngjarje, ku shihen forca të shumta policie dhe automjetet e dëmtuara.

 

RonaTyra

Autori pasi ka përplasur dy të miturit është larguar nga vendi i ngjarjes, madje është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. H., 51 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy shtetas të mitur, 15 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Dy shtetasit e mitur, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar në banesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu