Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Rrugën e Kombit, pranë vendit të quajtur Skuraj.
Bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe një auto mikser. I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur drejtuesi i një prej automjeteve të përfshira në aksident, i cili mësohet se është dërguar në spital.
Gjithnjë sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një automjet me targa të Kosovës ka përplasur disa mjete të tjera.
Dyshimet e para janë se ky aksident ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës ku po kryhen punime në ndarësen e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse e rrugës.
Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar policia.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar rruga dhe automjetet po kalojnë nga rruga e vjetër Rubik-Milot.
/tvklan/
Për të ndjekur video kronikën klikoni KËTU