Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, uron besimtarët e fesë islame.
“Futbollistë, trajnerë, drejtues të klubeve, staf i ekipeve kombëtare, punëtorë të administratës së FFK-së dhe të klubeve, anëtarë të organeve të FFK-së, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë, qytetarë të Republikës së Kosovës!
Kam kënaqësinë që në emrin tim dhe të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së të gjithë besimtarëve islam t’ju uroj përzemërsisht Fitër Bajramin, me përgëzimet më të mira.
Uroj që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin dhe të gjitha veprat tuaja të mira gjatë muajit të Ramazanit.
Këtë vit u ballafaquam me problemin global të virusit Covid-19, andaj edhe lutjet tona shkojnë për shëndet në familjet tuaja dhe për tejkalim sa më të shpejtë të kësaj pandemie.
Uroj që kjo festë të ju gjen të bashkuar, solidarë dhe me respekt e përkujdesje për njëri-tjetrin, me shpresë që sa më shpejt t’i kthehemi aktiviteteve tona të përditshme dhe lojës sonë të përbashkët – futbollit!
Begati dhe harmoni në familjet tuaja!”, uron Ademi.