Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është thirrur në SPAK këtë pasdite.
Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Agaçi nuk ka preferuar të japë koment lidhur me arsyet se përse është thirrur.
“Nuk kam koment”, ka thënë për News24.
Dyshimet janë se Agaçi është thirrur për aferën e inceneratorëve.