Dy të zhdukur në Gramsh, familjarët kërkojnë ndihmë në Polici

0
Gjigandi

Dy persona rezultojnë të zhdukur në Gramsh. Policia bën me dije se kanë qënë  të afërmit e tyre ata të cilët kanë denoncuar në komisariat për zhdukjen e familjarëve. Konkretisht, të zhdukur janë: një 57-vjeçar me inicialet F.C dhe një 41-vjeçar me inicialet B.K. Policia ka nisur procedimet dhe kërkimet për gjetjen e dy personave të zhdukur.

Njoftimi i Policisë:

-Ka kallëzuar shtetasi F. C., 51 vjeç, banues në Gramsh, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi F. C., 57 vjeç. Vijon puna për gjetjen e tij.

-Ka kallëzuar shtetasi A. K., 71 vjeç, banues në Gramsh, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi B. K. , 41 vjeç. Vijon puna për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu