Ish futbollisti i mirënjohur, Afrim Jashari, aktualisht kryetrajner i Vjosës së Shtimes, uron 25 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
Jashari nga Skenderaj tha se “Bota sot” po i kushton rëndësi sportit dhe nuk i harron sportistët që kontribuan edhe në të kaluarën.
“Ju uroj përvjetorin jubilar, sidomos redaksisë të sportit që e udhëheq ti (Kemajl Goca) dhe i jep përparësi shumë sportistëve, që dikush i harron.
Po ashtu edhe klubeve të ndryshme që kanë lanë mbresa në të kaluarën e vështirë”, uron Jashari.