Kush më shumë e kush më pak ka dhënë në kohërat më të vështira, në vitet e 90-ta.
Sponsorët dhe donatorët ishin alfa e omega që ka ekzistuar sporti në Republikën e Kosovës në vitin 1991-1999, kur Kosova u sulmua në të katër anët nga pushtuesi serb.
Gjeneratës së Republikës i takon edhe Afrim Abazi, veprimtar i shquar i futbollit dhe sponsor.
Ai është krenar me gjithë ato sakrifica që bëri për sportin e Kosovës. Abazi me mijëra sportistë dhanë gjithçka nga vetja që mbijetoi sporti dhe iu kundërvunë agresorit serb, duke i zhvilluar garat e Republikës në fusha dhe salla të improvizuara.