Acarohen

0
Gjigandi

Nuk kishte si të ndodhe ndryshe. Thumbimet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe në këto kushte e ardhmja e tij shkon gjithmonë e më larg Milanit.

Po flasim për Zlatan Ibrahimoviçin, i cili sipas “Il Giornale” nuk do të jetë një lojtar kuqezi në sezonin e ri. Shkaku, më tepër se sa pretendimet e tij ekonomike, është deklarata që ka bërë në lidhje me klubin.

Duke shprehur mosbesim në projektet dhe mundësitë ekonomike të Milanit, suedezi thuhet të ketë acaruar pronarët e fondit “Elliott”.

Hijet e dyshimeve të hedhura nga 38-vjeçari kanë ndikuar në opinionin e amerikanëve për të,  duke ulur kështu ndjeshëm shanset për një vijim të karrierës te kuqezinjtë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu