Ministri i Infrastruktosrës, Arban Abrashi ka njoftuar se është rregulluar hekurudha tek aeroporti i Prishtinës.
Ai ka thënë se, kjo punë e lënë pasdore, me një investim të vogël u rregulla.
Postimi në Facebook:
Hekurudha tek Aeroporti u rregullua
Një investim i vogël, një problem i lënë pasdore për shumë vite, sot me vetëm 22 metra asfallt, merr formë e rregullohet.
Ata që kanë kaluar nëpër rrugën e Aeroportit janë ballafaquar me problemin e binarëve, që shpesh ishin edhe shkas i aksidenteve.
Vazhdojmë me punë të vogla e të mëdha, por që kanë rëndësi për qytetarët.