Prej disa kohësh në mediat online po qarkullon lajmi se aktorja e njohur Rudina Dembacaj mendohet se është ndarë nga bashkëshorti i saj me të cilin ka edhe një vajzë. Ajo nuk ka folur kurrë publikisht për këto thashetheme, por ka refuzuar të flasë dhe pikërisht këtë ka bërë sërish sonte tek emisioni “Soirée” Jonida Shehun në Top Channel. Teksa ishin duke folur se me kë bëjnë krushqi lezhjanët, Rudina është pyetur nga Jonida se nga është bashkëshorti i saj. Akorja duke qeshur ka thënë “unë më mirë mos flas për këtë, unë jam artiste dhe i dua të gjithë”, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për ndarjen që po përflitet prej kohësh. Ndër të tjera ajo ka thënë se “sa të jetë më i mirë e dua sa s’është më se dua”, duke ju referuar partnerit në përgjithësi, e cila ngre më tej pikëpyetjet në lidhje me këtë situatë dhe nëse kjo fjali ka qenë me nënkuptim për Aleksin. Gjithsesi këto ngelin në kuadrin e thashethemeve pasi asgjë nuk është konfirmuar apo mohuar nga çifti.