Gazment Bardhi ka folur sot para gazetarëve në lidhje me takimet e ish-kryetarit të PD Lulzim Basha me demokratët.
Ai tha se nuk ka pasur ftesë për të qenë pjesë në këto takime ndërsa shtoi se ai ka detyrim të ulet me demokratët qoftë edhe për t’i falenderuar për kontributin në 8 vitet kur ka qenë kryetar.
“Çdo deputet apo anëtar i PD është i lirë të takohet me demokratë në Shqipëri. Basha ka qenë kryetar për 8 vite dhe sigurisht ka detyrimin për të takuar çdo demokrat qoftë edhe për t’i thënë faleminderit. Basha ka qenë në disa prej degëve të qarkut të Elbasanit. Nuk kam pasur njoftim dhe as nuk i jam bashkuar takimeve të tilla”, tha Bardhi.
Ai foli edhe për axhendën e mbledhjes së sotme dhe debateve për vendimet e gjykatave. “Ka pasur tre deputetë që kanë kërkuar tërheqjen e padisë. Mbledhja me këtë ka nisur nga zoti Berisha. Berisha ka akuzuar Alibeajn se ka paditur PD-në. Nuk ka asnjë padi ndaj PD por një ankimim ndaj një vendimi. Nuk ka asnjë dorëzim të Partisë Demokratike.
E drejta e ankimit është e drejtë kushtetuese e cilitdo që mendon se ka arsye për ankim. Berisha më ka thënë shprehimisht që vendimet e gjykatave duhet të respektohen. Duhet të respektohen edhe kur vendimet nuk janë në favorin tënd. Tani i quan gjykata të Edi Ramës pasi pranojnë ankimin e Alibeajt. Ky është doppio standard. Ajo që unë di me sigurti është se delegatët e Kuvendit Kombëtar të datës 18 janë lexuar emër për emër
“, u shpreh Bardhi.
“Nuk ka asnjë dorëzim të zyrës. Për shkak të axhendës nuk kam qenë në seli. Beteja ime nuk ka qenë kurrë për zyra. Nuk besoj se formalizmat. Berisha nuk ka qenë anëtar i grupit të PD. Nuk ka asnjë kuvend të ligjshëm të PD më 30 Prill. Çdo vendim thuhet në statutin e 18 Dhjetorit që bie ndesh me vendimet e këtij Kuvendi janë anti statutore. Ju ftoj të lexoni. Nga dje Komisioni i Rithemelimit është i paligjshëm. Përfshirja e PD në këto procese nuk është rruga që PD të ecë përpara. Bashkimi nuk ndodh me fjalë por me akte. Akti i parë duhet të ishte ndërprerja e çdo rruge nga çdo palë. Nëse secili vazhdon me kokëfortësinë e vet thjesht thellojmë përçarjen”
, theksoi Bardhi.