A e përçau presidenti i ri Ilir Metën dhe Berishën? Elisa Spiropali: Ata janë copë-copë, s’kanë f…

0
A e përçau presidenti i ri Ilir Metën dhe Berishën? Elisa Spiropali: Ata janë copë-copë, s’kanë f…
Gjigandi

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka deklaruar se presidenti i ri është figura e duhur për institucionin e Presidencës.

Ndërsa e pyetur se a shkaktoi përçarje, presidenti i ri mes kreut të PD, Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta, Spiropali tha se opozita nuk ka aspak nevojë për ndërhyrjen e mazhorancës, pasi sipas Spiropalit  tashmë janë bërë copë-copë.

Pyetje: A futet në sherr Berishën dhe Metën, a i përçatë me presidentin e ri?

“Nuk kanë nevojë për ne, ata janë copa-copa. Ata e bëjnë vetë.”,

tha ajo.

RonaTyra

Pjesë nga biseda:

Spiropali: Besoj fort që në këtë rast interesi ynë dhe interesi publik përputheshin, ndaj dhe ishim të gatshëm të diskutonim. Besoj kemi bërë zgjedhjen më të mirë, kandidatura e Bajram Begaj është e panjollë, bën diferencën e madhe me atë që kemi pasur President deri më sot, i shkarkuar nga Kuvendi. Ne i bëmë publike, kërkuam emra, jo kritere, kriteret i ka Kushtetuta. E zgjodhëm Bajram Begaj që besoj nuk ka të sharë dhe deri më sot nuk kam dëgjuar kënd që të merret me të. Nuk ka ai asnjë detyrim.Ilir Meta ishte opozitari i kësaj qeveria dhe ç’bëri asgjë. Ka besimin e partnerëve tanë se ka punuar me ta.

Kikia: Përse gjithë kjo luftë? Shqiptarët kanë nevojë për nevojë  për atë njeriun që kur politika të jetë në atë gërr-gërrin e përditshëm, t’i japë shqiptarëve që ka një shtyllë.Nëse duhet një President sa për të firmosur letrat atëherë për çfarë diskutojmë.

Lubonja: Presidenti është i rëndësishëm edhe me kompetencat e reduktuara që ka. Në një traditë që kemi ne ,dhe zgjedhja e këtij Presidenti tregoi se Rama nuk e njeh ligjin dhe kjo ka nevojë për një frenim. Por a do ta bëjë ky? Mendoj se është problematike dhe nuk jep garanci. Kjo zgjedhje është edhe politike dhe një politikë e rafinuar.

Spiropali: Ata nuk vepruan as politikisht as qytetarisht. Duhet ta vësh kundërshtarin përpara disa zgjedhjeve, por nuk luajtën fare. Për Presidentit shoh se gati-gati sa nuk thuhet Edi Rama bëri zgjedhjen e duhur. Nuk është çështja ta hedh apo mos ta hedh, por a vepron politikisht a mendon për interesin publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu