A do të garojë për kryetare e PD? Flet Rudina Hajdari

0
A do të garojë për kryetare e PD? Flet Rudina Hajdari
Gjigandi

Në një intervistë për “Top Talk”, Rudina Hajdari u shpreh se do të ndjekë të gjitha organizimet në PD dhe do të marrë pjesë në takimet me demokratët për të kuptuar nga afër si mund të zgjidhet kriza në partinë më të madhe opozitare.

Tashmë ajo mban një qëndrim ndryshe dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndaj të cilit më herët ka hedhur akuza të forta.

Sipas saj, përpjekjet e Berishës për të ribashkuar të djathtën dhe për t’u rikthyer në krye të PD-së, ajo u shpreh se

“parimisht është diçka e drejtë, por të shohim sa do të funksionojë”.

“Kam qenë nga ata që kam qenë kundër zotit Berisha, kam folur kundër tij në Parlament, kam kundërshtuar djegien e mandateve. Dhe për këtë kam qenë shumë e qartë, që do të jem gjithmonë parimore dhe kështu do vazhdoj të jem”.

RonaTyra

Ai që mendon që pas 6 marsit, Berisha nuk është faktor brenda Partisë Demokratike, gabon, shprehet Hajdari.

“Duhet të kuptojmë që ai ka një rol, mbështetet dhe vazhdon të mbështetet. Çështja është si ta akomodojmë ne brenda grupit dhe ta pjesë të punës për ringritjen e Partisë Demokratike, ky është synimi kryesor. Duhet të pranojmë që është faktor brenda Partisë Demokratike, por anëtarësia, demokratët, për momentin duhet të kuptojnë që mbështetja ndaj Berishës ishte pas disfatës së Bashës. E mbështetën Berishën se ishin të zhgënjyer. Por tani duhet të shkojmë përtej kësaj, duhet të shohim si të rikthehemi në pushtet. Duhet të apelojmë edhe përtej anëtarësisë, edhe përtej demokratëve, te elektorati gri, por dhe te socialistët e zhgënjyer që janë larguar nga Edi Rama”.

Hajdari tregon se do të marrë pjesë në kuvendin e 30 prillit, të thirrur nga Berisha.

“Jam dakord dhe do të marr pjesë në kuvendin e 30 prillit, të Kongresit të Partisë Demokratike. Do jem pjesë dhe do të kërkoj të flas.

Nëse ka një kongres tjetër do të shkoj dhe tek ai. Unë do të jem aty ku janë demokratët, do të flas dhe do të komunikoj me ta. Nuk kam ardhur këtu për të bërë tifozin e zotit Berisha apo zotit Basha. Kam ardhur të bëj kontributin tim, nuk pretendoj të bëj mrekulli”.

Por, a do të kandidojë Rudina Hajdari për të marrë drejtimin e PD-së?

Nuk e aspiroj një gjë të tillë, përgjigjet ajo, ndërsa shton se përveç Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, ka njerëz të tjerë që mund ta drejtojnë Partinë Demokratike.

“Mendoj që po. Ata që e ndjejnë veten në lartësinë e duhur për të qenë kryetar nesër, duhet ta shprehin këtë dëshirë dhe të shpalosin platformat e tyre. Kur të dëgjoj se çfarë kanë për të bërë, do mbështes atë që mendoj është më e drejtë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu