Rritja e pagës minimale nuk do të ndikohet nga situata e vështirë që po përjeton vendi dhe gjithë bota, si pasojë e luftës në Ukrainë.
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama këtë të martë në një takim me gazetarët.
Nisur nga pyetja e gazetarit të , Muhamed Veliu, Rama theksoi se gjithashtu do të rriten pagat e mësuesve, mjekëve apo ushtarakëve.
“Rritja e pagës minimale, zerimi i taksës mbi rrogën, mbajtja e biznesit të vogël me 0 taksë, 0 taksë deri 140 mln 0, rritja e pagës së mësuesit, mjekët, ushtarakët dhe investimet, por të gjitha me ndihmën e zotit tani se çfarë sjell ora, nuk sjell viti këtu në këtë botë që jemi”,
tha Rama.