​93 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

0
​93 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Gjigandi

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar një vdekje dhe 93 raste të reja me koronavirus nga 1107 testime.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri më i lartë i rasteve të reja është regjistruar në Tiranë – 27.

Janë 655 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar 79-vjeç nga Berati.

Janë shëruar 99 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268.662.

RonaTyra

Shqipëria deri më tash ka regjistruar 272.804 raste me koronavirus, 268.662 janë shëruar, 655 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.487 pacientë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu