Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh ka ndërprerë aktivitetin duke lënë pa punë mbi 700 punëtorë.
Përfaqësuesit e uzinës e kanë lidhur pezullimin, me mungesën e naftës bruto që sigurohet nga kompania “Bankers Petrolium”, ndërkohë që sindikatat po kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të zgjidhur situatën.
Aktiviteti i uzinës mban peshën kryesore të të ardhurave të qindra familjeve që jetojnë në qytetin e Ballshit.
“I kërkojmë ministrisë së Energjetikës dhe Kryeministrit Rama që të zgjidhë këtë problem pasi situata është kritike. Njerëzit presin nga shteti jo vetëm rinisjen e punës por dhe të zbatohet ligji për statusin e naftërarit”, tha Gjergj Selmanaj nga sindikata e punëtorëve.