6 këshilla për produktivitetin nga Elon Musk

0
Gjigandi

Elon Musk drejton kompaninë Tesla, atë të aeronautikës SpaceX, është president i SolarCity, themelues i The Boring Company si dhe bashkëthemelues i PayPal dhe OpenAi. Për sipërmarrjet e tij, ai e ka merituar titullin e një ndër sipërmarrësve më vizionarë të kohës.

Para pak kohësh, ai u nisi punonjësve të Tesla një email me rregulla kundër rregullave të padobishme.

Lexoni më poshtë 6 këshillat e tij, të shprehura me një gjuhë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë:

Jo mbledhjeve të zgjeruara

Mbledhjet e shpeshta janë ndryshku i kompanive të mëdha dhe bëhen gjithnjë e më të dëmshme me kalimin e kohës. Shmangini ato përveçse në rastin kur u japin vlerë të gjithë punonjësve, edhe në këtë rast, duhet të jenë sa më të shkurtra.

RonaTyra

Jo mbledhjeve të shpeshta

Përveçse në rastin kur bëhet fjalë për një çështje urgjente. Shpeshtësia e mbledhjeve duhet të zvogëlohet kur problemi urgjent zgjidhet.

Jo një mbledhjeje nëse nuk kontribuoni në të

Largohuni nga një mbledhje kur bëhet e dukshme se nuk po shtoni një vlerë. Nuk është e pasjellshme të largoheni, është e pasjellshme të detyroni dikë që të qëndrojë dhe të humbni kohën e tij.

Jo gjuhës teknike

Mos përdorni akronime apo fjalë pakuptim për objekte, programe apo procese tek kompania Tesla. Në përgjithësi, çfarëdo që kërkon një shpjegim, pengon komunikimin. Nuk duam që njerëzit të mësojnë përmendësh një fjalor vetëm për të punuar te Tesla.

Po komunikimit të drejtpërdrejtë

Komunikimi i dobët mes departamenteve është një nga shkaqet më të mëdha të problemeve. Një nga mënyrat e zgjidhjes është komunikimi i drejtpërdrejtë ndërmjet gjithë niveleve.

Ndiqni logjikën, jo rregullat

Duhet të merrni gjithnjë më të mirën e rregullave. Kur një, apo disa rregulla në kompani janë absurde në një situatë specifike, ato duhet të ndryshojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu