59 qytetarë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, 5 pacientë në spital

0
59 qytetarë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, 5 pacientë në spital
Gjigandi

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike raportin e ditës së sotme për të infektaurit me Covid, nga 489 testime, 59 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 35 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

RonaTyra

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 489 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 59 qytetarë, në këto bashki:

33 në Tiranë, 16 në Fier, 5 në Durrës, nga 2 qytetarë Kavajë, Vlorë, 1 në Sarandë.
Janë 301 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,605 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 59
Të shëruar në 24 orë 35
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 489

Testime totale 1,831,874
Raste pozitive 276,403
Raste të shëruara 272,605
Raste Aktive 301
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 195
Fier 48
Vlorë 22
Durrës 13
Korçë 6
Gjirokastër 5
Lezhë 3
Elbasan 3
Shkodër 2
Dibër 2
Berat 1
Kukës 1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu