Tirana vendos kazanët nëntokësorë, Rama: Pastrimi është civilizim

0
Tirana vendos kazanët nëntokësorë, Rama: Pastrimi është civilizim
Gjigandi

Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka njoftuar se në Tiranë tani do të jenë prezentë kazanët nëntokësorë.

Rama bënë të ditur se këta kazanë do të mundësojnë ndotjen më pak të mjedisit, duke shtuar se ky është një hap drejt teknologjisë së mbledhjes së mbeturinave.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më në fund edhe në Tiranë hidhet hapi i parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësor, që nuk ndotin e as vandalizohen dot dhe që zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim”, shkroi Rama në Facebook./abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu