575 km në këmbë, udhëtimi bamirës 26-ditor i gruas së Bonucci

0
575 km në këmbë, udhëtimi bamirës 26-ditor i gruas së Bonucci
Gjigandi

Lotët e bollshëm bien jo vetëm në fytyrat e protagonistëve, por edhe nga qielli, i cili ka vendosur ta “spërkasë” ngjarjen. Pas 26 ditësh dhe 575 km në këmbë, Martina Maccari u prit me të mbërritur në parkun Valentino nga një trëndafil i bardhë, bashkëshorti i saj Leonardo Bonucci dhe tre fëmijët e tyre Leonardo, Matteo dhe Matilda.

Ishte prekëse dhe emocionuese t’i shihje ata duke vrapuar për t’u takuar, përqafuar dhe lëshuar. Askush nuk ka mundur t’I mbajë lotët, madje as kapiteni i ardhshëm i Juventusit, krenar për përpjekjet e gruas së tij për një kauzë të shkëlqyer.

Sot, në fakt u zhvillua faza e fundit e nismës bamirëse “Në të njëjtën rrugë”. Ky ishte rrugëtimi në këmbë i Martina, që nisi më 1 maj (ditëlindjen e Bonucci) dhe i mundësoi të grumbullonte mbi 170 mijë euro. Shuma do t’i dhurohet departamentit të neurokirurgjisë të spitalit të fëmijëve “Regina Margherita”.

Projekti do të vazhdojë të mbledhë fonde deri në vjeshtën e ardhshme dhe do të ndihmojë organizatën jofitimprurëse “Neuroland” të blejë një ekzoskop për kirurgji delikate të trurit. Kortezhi i Martina kaloi nëpër 26 komuna dhe mbi 300 njerëz iu bashkuan asaj gjatë rrugës, duke ndarë disa faza të udhëtimit.

RonaTyra

“Të japësh veten për të dhuruar” është slogani i Martina, ku përfshiheshin edhe zonja të tjera bardhezi si gratë e Chiellini dhe Perin, partnerja e presidentit Andrea Agnelli dhe Alena Seredova (ish-gruaja e Buffon).

“Është përvoja më e bukur e jetës sime, ndihem plot lumturi. Ne kemi një jetë komode, jemi me fat, por fati ynë është të ndajmë diçka me të tjerët. U nisa me shpresën se kjo nismë do të më mundësonte të realizoja dëshirën për kthim të maturuar ndër vite. Sot është një dëshirë që realizohet, me një mbledhje fondesh që shkoi përtej pritshmërive”, – tha Martina, themeluese e “Nettore”, projekti bamirës i nisur në maj 2021.

Bonucci, me ndihmën e vjehërrve mori përsipër detyrën për të menaxhuar fëmijët gjatë mungesës së Martina: “Fëmijët ishin shumë mirë, nuk dhanë asnjë shenjë vuajtjeje. Ne duam të vazhdojmë, sepse dhurimi nuk duhet të ndalet me kaq. Kjo histori na ka lidhur edhe më shumë me Torinon. Martina ka treguar gjithmonë se është shumë e fortë. Distanca nga fëmijët më trembi, por dëshmoi edhe një herë se çfarë është e zonja të bëjë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu