Hakmarrja serviret e ftohtë.; tifozi i Milanit tallet keq me Calhanoglu

0
Hakmarrja serviret e ftohtë.; tifozi i Milanit tallet keq me Calhanoglu
Gjigandi

Një tifoz sicilian i Milanit, Danilo Quartarone, arriti para “Appiano Gentile” dhe veshi fanellën e vjetër të Hakan Calhanoglu (me kuqezinjtë) për të imituar gjestin e tij në derbin e ndeshjes së parë: “Unë kurrë nuk premtoj asgjë, kam bërë një përjashtim, por premtimet mbahen”. Ndërkohë, ‘memet’ në rrjetet sociale po bëjnë namin.

Kujtojmë se mesfushori turk u largua nga “Djalli” verën e kaluar me synimin për t’u bërë kampion i Italisë në anën tjetër të qytetit të Milanos. Megjithatë, titulli shkoi atje ku ishte, te skuadra që nuk ia mbushte mendjen, të cilën e la falas. Pikërisht për t’i kujtuar këtë lëvizje që rezultoi e gabuar për të, tifozët kuqezinj i janë vënë keq duke e ironizuar publikisht.

Ndërsa Caterina Collovati sulmoi tifozët kuqezinj për ekseset e tyre ndaj futbollistit turk të Interit, ata këmbëngulin dhe këmbëngulin.

Calhanoglu është thirrur nga trajneri Stefan Kuntz dhe tashmë është i angazhuar me kombëtaren turke për tri ndeshjet e Ligës së Kombeve, që e presin në qershor.

Koret dhe festimet e para në rrugët e Milanos për titullin pushtuan rrjetet sociale. Ibrahimovic dukej në krye të autobusit, duke brohoritur me të madhe dhe ngritur pezull tifozët e pranishëm. Ai ishte një nga protagonistët e mëdhenj të kësaj rruge të re për Milanin. Pas viteve të errëta dhe të pakënaqshme, suedezi u rikthye te kuqezinjtë për t’i dhënë një tronditje vendimtare një ekipi të ri me pak personalitet.

RonaTyra

🔴⚫️ #Ibrahimovic manda in delirio i tifosi del #Milan alzandosi in piedi sul bus 👉 @antonello_gioia pic.twitter.com/ekWkF8k9Nh

– TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) May 23, 2022

Ky titull është një nga kryeveprat e karrierës së tij, e ardhur ndoshta vitin e fundit si futbollist. Ibra shijoi paradën nëpër rrugët e Milanos dhe ngacmoi turmën e pranishme. Në veçanti, siç tregohet në këtë video, numri 11 i kuqezinjve kërkon një kor për t’ia kushtuar Hakan Calhanoglu, i cili vitin e kaluar u largua nga Milani si transferim i lirë tek Interi.

Zlatan chiede ai tifosi un messaggio per Hakan 🤷🏻‍♂️ pic.twitter.com/qfFAv6FR5v

– Simone Cristao (@SimoneCristao) May 23, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu