56 raste aktive me COVID në Kosovë

0
56 raste aktive me COVID në Kosovë
Gjigandi

Në Kosovë aktualisht janë 56 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar edhe nëntë raste pozitive, ndërkaq nuk është raportuar për ndonjë të vdekur nga ky virus.

Janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 182.

Në 24 orët e kaluara janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.328 doza të vaksinës.

RonaTyra

Deri më sot 823 mijë e 188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 102 mijë e 818 me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu