520 mijë eurot brenda autobusit/ Gjykata e Durrësit lë në burg shoferin

0
Gjigandi

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg shoferin Elidon Çelën, i cili u kap më 21 tetor me 522 mijë euro të padeklaruara.

Sakaq janë lënë të lirë dy ndihmësit e Çelës, shtetasit me iniciale D. K., 36 vjeç dhe A. C., 32 vjeç. Kujtojmë se eurot u gjetën të fshehura në tavanin e një autobusi të që lëvizte nga Bari në Shqipëri. Lidhur me eurot, shoferi deklaroi se paratë ishin kursime të familjes dhe se janë të ardhura të krijuara nga biznesi, madje është treguar i gatshëm të vërë në dispozicion edhe faturat. Si dhe ditën e arrestimt, Çela nuk ka pranuar të japë deklaratë para autoriteteve për sasinë e parave e cila u gjet ne tavanin e mjetit dhe për të cilat dyshohej se do të kalonin kontrabandë.

Çela u shpreh se pa praninë e avokatit mbrojtës, nuk do të deklaronte asgjë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu