Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 48 persona të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit nga 1.110 testime të kryera.
Fatmirësisht sërish nuk ka humbje jete nga virusi.
Ndërkohë që në spital vijojnë të marrin trajtim shtatë pacientë, një prej tyre në gjendje më të rënduar.
Janë 352 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, shifër kjo që vijon të ulet nga dita në ditë.