Adminitratori i kompanisë “Apetit Group”, Arben Ferizi i cili u arrestua pas 45.5 kilogramëve kokainë të kapur në Portin e Durrësit mbrëmjen e djeshme në dëshminë e tij për policinë ka pohuar se veprimet për porositjen e mishit ku u gjet droga i kishte kryer online.
Ferizi tha se kompania prej vitesh që merret me prodhimin e salçiçeve dhe nuk ka lidhje me drogën e gjetur në kontejner.
“Kam porositur mish pule, i kam bërë veprimet të gjitha online. Kompania ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe është e suksesshme. Nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës. Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk kemi dijeni për praninë e lëndës narkotike në kontejner”, tha ai.
Ndërkohë agjenti doganor, Egert Vargu për policinë ka pohuar se nuk ka lidhje me drogën, pasi ai merret vetëm me procedurat e zhdoganimit.
“Nuk është puna ime. Puna ime është të merrem me dokumentacionin”, mësohet të ketë thën ai.