3,057 raste aktive me coronavirus në Kosovë

0
3,057 raste aktive me coronavirus në Kosovë
Gjigandi

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 3,057.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219,502, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,105 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.005 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.809.730 doza të vaksinës.

Deri më sot 814.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

RonaTyra

Deri më sot janë dhënë 96.643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu