Deputetët socialistë dorëzuan zarfet me 3 emrat për pasuesin e Ilir Metës, që i mbaron mandati më 24 korrik.
Pikërisht 3 emra që mund të jenë në atë post iu është kërkuar të ftuarve sot në emisionin “Log”në Abc.
Analisti Neritan Alibali tha 3 herë emrin e kryeministrit Edi Rama duke dhënë më pas argumentin se në krye të presidencës do të jetë një person që do t’i shërbejë atij.
“Rama Rama Rama. E di përse thashë Rama? Sepse personi që do bëhet president do jetë një njeri që do t’i shërbejë Ramës. Rama konsideroi përvojë të keqe presidencën e Ilir Metës në këto vjet. Meta ishte presidenti i cili për shumicën e mandatit të vet veproi pa kushtetuese”,
tha ai.