Reperi i njohur, 2Ton po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore.
Rreth dy javë më parë, reperi nga Ferizaj lansoi këngën e re “Telefon”, ndërsa tashmë ka nisur punën për një tjetër projekt.
Përmes disa postimeve në Instagram, reperi ka zbuluar një pjesë të këngës teksa thotë se do të publikohet se shpejti.
Foto: 2Ton/InstaStory
“Shihemi pas dy javësh, së shpejti”, ka shkruar 2Ton sipër postimeve në InstaStory.
Ndërkohë, kënga e fundit e Arton Avdylit (emri i plotë) “Telefon” tashmë ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.
Foto: 2Ton/InstaStory
Ndërsa, krahas krijimeve të reja, reperi mbetet i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /abc24.al/