2Ton paralajmëron këngën e re, thotë se lansohet së shpejti

0
2Ton paralajmëron këngën e re, thotë se lansohet së shpejti
Gjigandi

Reperi i njohur, 2Ton po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore.

Rreth dy javë më parë, reperi nga Ferizaj lansoi këngën e re “Telefon”, ndërsa tashmë ka nisur punën për një tjetër projekt.

Përmes disa postimeve në Instagram, reperi ka zbuluar një pjesë të këngës teksa thotë se do të publikohet se shpejti.

Foto: 2Ton/InstaStory

RonaTyra

“Shihemi pas dy javësh, së shpejti”, ka shkruar 2Ton sipër postimeve në InstaStory.

Ndërkohë, kënga e fundit e Arton Avdylit (emri i plotë) “Telefon” tashmë ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Foto: 2Ton/InstaStory

Ndërsa, krahas krijimeve të reja, reperi mbetet i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu