22 mln euro për charter/ Rama-Berishës: Fluturimet e mia kushtojnë sa gjysma e udhëtimeve të tua

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Kryetarit të PD-së Sali Berisha ku ky i fundit deklaroi se udhëtimet e kryeministrit me charter privat kanë kushtuar 22 milionë euro dhe ky është një abuzim i çmendur.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama tha se fluturimet e tij kushtojnë më pak se fluturimet e ish-kryem nistrit Berisha duke shtuar se mjeranët e Rublave Ruse po tallen me Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Njerëz me bisht në vend të gjuhës që tallen me Shqipërinë e shqiptarët, mjeranë në shërbim të Rublave ruse! Vazhdojnë me 22 milionë € për fluturimet e kryeministrit, ndërkohë që udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Nongratës”, shkroi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu