160 stacione plazhi në Lezhë pa vrojtues

0
160 stacione plazhi në Lezhë pa vrojtues
Gjigandi

Megjithëse jemi zyrtarisht në sezonin turistik, mungesa e vrojtuesve në stacionet e plazheve vijon të mbetet problem. Nga 240 stacione plazhi në vijën bregdetare të Lezhës, vetëm 80 prej tyre janë të pajisura me vrojtues, duke plotësuar kështu vetëm 1/3 e numrit të nevojshëm.

“Mbetemi në nivelin e një viti me parë dhe shihet një frenim i të rinjve për t’u bërë vrojtues

“, u shpreh zv.presidenti i Federatës Shqiptare të Vrojtuesve.

Sipas tij në vijim do të ketë kontrolle në mënyrë që ata vrojtues që janë të gjenden në vendin e punës.

Ai iu bëri thirrje edhe bizneseve të jenë më të ndjeshëm, pasi duke pajisur stacionet e plazheve me roje bregdetare të licensuar, garantojnë edhe jetën e pushuesve që janë kliente të tyre.

RonaTyra

Mungesa e vrojtuesve të plazhit në sezonet e kaluara ka qenë një problem shqetësues, pasi nuk janë të pakta rastet kur pushuesit humbin jetën, ndërsa edhe këtë sezon duket se situata nuk ka ndryshuar shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu