12 ditë nga zhdukja e 48-vjeçares greke, dyshimet bien mbi bashkëshortin

0
Gjigandi

Kanë kaluar 12 ditë nga zhdukja e 48-vjeçares ne Greqi, dhe akoma nuk është gjetur gjurmë që dëshmojnë që është gjallë apo jo, pavarisisht kërkimeve në zonën e liqenit të Kremasto në Evrytania.

Sipas hetimeve të policisë, përpara se të zhdukej ajo ka telefonuar avokatin nga spitali që po kurohej, pasi ishte rrahur nga i shoqi. Në deklaratën e saj ajo është shprehur se e kishte rrahur atë për tre ditë rrjesht. Në bazë të informacioneve përpara se të zhdukej ajo kishte parë bashkëshortin në shtëpinë e saj, pavarsisht masave kufizuese që ishin vendosur.

Kërkimet vazhdojnë, kujtojmë se makina e saj u gjet e mbyllur dhe në sediljen e pasagjerit kishte celularin e saj dhe një letër të shkruar me dorë, ku dyshohet se 48-vjeçarja shpreh synimin e saj për t’u zhdukur.

Ekipi vullnetar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe hetimet po vijojnë pa pjesëmarrjen e dronit nënujor.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu