1.15 miliardë euro për Shqipërinë nga donatorët, Lubonja: Rama propagandon, nuk di të menaxhojë

0
Gjigandi

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar ditën e sotme Konferencën e Donatorëve ‘Together for Albania’ që u zhvillua dje në Bruksel. 1.15 miliardë euro u grumbulluan në total për Shqipërinë nga shumë shtete, duke i ardhur në ndihmë për pasojat e rënda që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë, Lubonja  për News 24 tha se Rama ka aftësi për të propaganduar, por është i keq në menaxhim. Sa i takon ndryshimeve në ligjin për betimin e gjyqtarëve të Kushtetueses, analisti tha edhe dy fjalë për veprimin e Ramës.

Sipas tij, Rama e bëri këtë ndryshim pasi ndihet i rrezikuar.

Lubonja tha:

Fakti që Shqipëria është në Europë ka ndikuar besoj. Qeveria ka bërë një farë pune pasi Rama është i aftë për të propaganduar për të paraqitur një Shqipëri të tronditur. Suksesi i vërtetë është se sa dhe si do të menaxhohen këto para të cilat mesa di unë nuk janë të gjitha para donatorësh, pra që 700 milion euro janë kredi të buta ose borxh, nuk janë ndihma. Duhet parë si do menaxhohen.Kemi shumë gjëra për të thënë. Rama është kryeministër, dhe kujtdo që do i ndodhte do punonte për të kërkuar ndihma mbi të gjitha është ndihma e ndërkombëtarëve që duhet çmuar në këtë rast. Duhet parë në sy kritik, pasi nuk është e kondicionuar pasi Shqipëria është vendi që emigron më shumë, është dhe një interes i ndërkombëtarëve. A është Rama që mund të menaxhojë më mirë këto para? Jo, është më i keqi i mundshëm.

Më tej, Lubonja u ndal edhe te donacionet e SHBA-ve për Shqipërinë, ku Palmer tha gjatë fjalës së tij se do monitorojnë situatën pasi nuk kanë besim te menaxhimi i parave nga qeveria.

RonaTyra

lubonja2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu