Një sondazh i ri i Gallup tregoi se 39 për qind e të anketuarve mbështesin hapat e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara, ndërsa 57 për qind nuk e aprovojnë sjelljen e liderit amerikan.
Ky hulumtim është në përputhje me të dhënat mesatare të cilat tregojnë se Trump mbështetet nga rreth 40 për qind midis popullsisë së rritur të SHBA, si dhe midis votuesve të tij, transmeton CNN.
Burimi: top-channel.tv