Një vajzë rreth 13 vjeç është mbytur në një pishinë teksa ishte duke u larë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Zëdhënësi Daut Hoxha ka thënë se viktima nga pishina është sjellë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete.
“Policia ka pranuar informatën se sot pasdite një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 13 vjeç dyshohet se ka qenë duke u larë ne një pishinë dhe e njëjta është sjellë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete. Njësitet kompetente policore përfshirë hetuesinë kanë proceduar në vendin e incidentit për veprime të mëtejme”, ka thënë Hoxha.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Baincë të Lipjanit, por që nuk është konfirmuar zyrtarisht ende.
Burimi: top-channel.tv