​BE: SHBA të heqë menjëherë të drejtat doganore për produktet evropiane

0
Gjigandi

Komisioneri Evropian për Tregtinë, Phil Hogan i kërkoi sot SHBA-së të heqë menjëherë të drejtat e saj doganore të pajustifikuara për produktet evropiane, pas përshtatjes së Airbus me rregullat e OBT-së në konfliktin e vjetër tregtar me Boeing.

“Të drejtat doganore të pajustifikuara mbi produktet evropiane janë të papranueshme”, konfirmoi Hogan në një komunikatë.
“BE ka bërë propozime specifike për të arritur në një rezultat të negociuar në kuadër të kësaj mosmarrëveshjeje”, nënvizoi ai.
“Në mungesë të një zgjidhjeje, BE do të jetë e gatshme të përdorë plotësisht të drejtat e saj sanksionuese”, shtoi ai.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu