Zvicër/ Gruas i kalon makina e saj 3 herë sipër trupit

0
Gjigandi

Një grua në Zvicër u plagos rëndë pasi doli nga makina e saj me motorin ende të ndezur dhe disa çaste më vonë, makina i kaloi sipër trupit tre herë, njoftoi policia.

45-vjeçarja doli nga makina në një zonë banimi në St. Gallen në Zvicër, ndoshta për të nxjerrë diçka nga bagazhi, tha policia rajonale, sipas agjencisë zvicerane të lajmeve ATS.

Makina, e cila ishte në një pjerrësi të lehtë, filloi të zhvendosej mbrapa. Gruaja kishte tentuar më kot të ndalonte mjetin, para se të rrëzohej në tokë dhe makina t’i kalonte sipër.

Më pas, makina u përpla me një automjet tjetër dhe u kthye në drejtim të kundërt, duke kaluar sipër trupit të gruas për herë të dytë, tha policia. Pastaj, makina goditi një trotuar, duke u kthyer në drejtim të gruas dhe duke i kaluar sipër trupit për herë të tretë, përpara se të godiste përfundimisht një pengesë prej druri dhe të ndalonte.

Gruaja është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu