Zjarr masiv në Gjirokastër, angazhohen forcat zjarrfikëse

0
Gjigandi

Një zjarr masiv po shkakton dëme të konsiderueshme në drurët frutorë në fshatin Qesarat të Gjirokastrës.

Burime për median bëjnë me dije se deri më tani janë djegur disa pemë ullinj dhe bajame, ndërkohë që flakët po shtrihen rrezikshëm dhe në pjesë të tjera.

Mësohet se ka dhe një vatër zjarri jo larg zonës aktive, çka po luftohet për ta vënë nën kontroll.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, si dhe po punojnë për të evituar shkaktimin e dëmeve të shumta në pemët e tjera frutore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu