Një zjarr i madh ka përfshirë Roskovecin këtë pasdite, ku për pasojë janë djegur plot 3 dynym me sera.
Mësohet se flakët kanë djegur edhe 5 hektar tokë bujqësore hamulloret por fatmirësisht zjarri momentalisht është vendosur nën kontroll.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen, ndërsa kjo është vatra e dyte brenda një dite, pasi pak pas mesdite flakët dogjën ullinj e drurë frutorë në Peshtan.