Lajme të mira nga merkato për Interit.
Zikaltrit kanë piketuar gjermanin Timo Werner si pasuesin ideal të Lautaro Martinez në rast se argjentinasi transferohet te Barcelona, dhe lajmi i mirë ka të bëjë me faktin se klauzola e largimit të sulmuesit të kombëtares gjermane nga Leipzig nuk është 60 milionë euro por vetëm 50 milionë euro, një shifër mëse e pranueshme për arkat e Interit në rast shitjeje të Lautaros.
Gazzetta Dello Sport shkruan se klauzola e Werner nuk është 60 milionë euro por 50 milionë dhe se 60 milionë mund të shkojë vetëm në rast se Leipzig fiton Bundesligan.