Një 27-vjeçar është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij.
Burime për mediat bëjnë me dije se i riu është larguar nga banesa e tij në Tiranë dhe nuk është kthyer më, duke vënë në alarm familjen e tij.
Ka qenë babai, ai i cili i është drejtuar policisë për të kërkuar ndihmë pas i biri kishte humbur gjurmët prej më shumë se 24 orësh.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.10.2022, shtetasi S. N. ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më djali i tij, shtetasi K. N., 27 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.