I humbur prej 8 ditësh, gjendet pa shenja jete i moshuari në Fushë-Krujë

0
Gjigandi

Një 82-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një arë në fshatin Larushk në Fushë-Krujë.

Uniformat blu kanë bërë me dije se i moshuari ishte larguar nga banesa më 27 shtator ndërkohë dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 15:11, është gjetur në një arë, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. B., 82 vjeç, banues në Barkanush, Krujë. Paraprakisht, dyshohet se 82-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas ishte larguar nga banesa më datë 27.09.2022. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu