“Zgjedhorja”, Musai: S’do ta votojmë produktin e këshillit politik/ Stojku: Braktisim komisionet parlamentare

0
Gjigandi

Ka përfunduar takimi 60-minutësh mes kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe deputetëve të opozitës parlamentare.

Në një deklaratë për mediat, Nimet Musai tha se nuk do ta votojnë produktin e arritur mes PS-PD-LSI për Reformën Zgjedhore.”Ka qenë një takim i ngrohtë me kryetarin e parlamentit. Shprehëm vlerësimin  për mikpritjen që na bëri. Këshilli politik nuk e arriti qëllimin, shqiptarët nuk gjetën atë që ne kërkuam, listat e hapura, depolitizimin dhe votimin e emigrantëve. Nuk kemi bojkotuar konferencën, por së bashku me Murrizin dhe Stojkun, po presim kryeministrin e vendit. Jemi ne që do të votojmë reformën dhe listat e hapura. Nuk do ta votojmë këtë produkt të këtij këshilli. 31 deputetë që na përfaqësojnë ne nuk do ta votojë këtë produkt të këtij këshilli. Ngelemi besimplotë që rekomandimet e OSBE/ODIHR-IT të jenë prezente”, tha Musai.
Po kështu, Edmond Stojku, kryetari i grupit “Demokraci dhe Drejtësi” në Parlament tha se opozita nuk do të marrë pjesë në asnjë komision parlamentar deri sa të zhvillojë takim me të gjithë aktorët që janë pjesë e reformës zgjedhore dhe kërkesat e tyre të merren parasysh.
“Kemi dy elementë të rëndësishëm në këtë reformë, faktorë dhe aktorët. Faktorët duhet të sjellin të gjitha amendimet dhe projektet e tyre për të riformatuar kodin zgjedhor, por aktorët e vetëm që kanë pushtetin e votës jemi ne deputetët e parlamentit. Jemi 39 deputete që jemi dakord për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për këtë kërkojmë takim me Ramën. Morëm vendimin që opozita parlamentare të mos vazhdojë me mbledhjet e komisioneve parlamentare, pasi nëse nuk takojmë të gjithë aktorët në këtë proces nuk do të jemi në gjendje të japin produktin tonë. Ne kemi ardhur në parlament për popullin shqiptar dhe të ndryshojë këtë politikë 30-vjeçare”, deklaroi Stojku.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu