Do sakrifikohen në grevë urie? Tallja e gazetarit me besnikun e Berishës: Ja ç’do thoshte “në prag të vdekjes”

0
_upscale
Gjigandi

Berisha përmendi dje grevën e urisë. Analisti Mero Baze që ka shkruar për Berishën më shumë se kushdo tjetër, thotë se në fakt Berisha “nuk pret që dikush të hyjë në grevë urie dhe të shkojë në sakrificë ekstreme duke imituar Arbnorin”.

“Pasi nuk do as heronj të rinj rreth vetes, dhe nuk ka as ndonjë qëllim se çfarë të negociojë me këtë sakrificë” – shkruan Baze dhe shton:

“Mendoni për shembull që në vend të Pjetër Arbnorit tani të hyjë në grevë urie Edi Paloka, dhe në fund kur të jetë afër vdekjes, të shkojnë ta nxjerrin dhe t’i kërkojnë ashtu në gjendje somnambul siç është, se çfarë do që të fillosh, të hash bukë, dhe ai duke belbëzuar të thotë: “Ga…z B..a..rdh…in kryet…tar gr…upi”.

Pra Berisha më problem ka kërkesat finale, se sa protestat. Ndaj nuk i duhen kërkesat finale, pasi dhe siç e shikoni, nuk ka kërkesa”.

n.s. / ABC24.AL

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu