Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Lushnje, Elton bano, pasi hodhi votën në kutinë e votimit, foli për manipulim zgjedhjesh. Ai tha se njerëz të caktuar nga administrata po manipulojnë procesin.
Por kandidatatja e PS-së, Eriselda Sefa zgjodhi të mos i komentojë këto akuza. Pasi votoi e shoqëruar nga djali i saj i vogël, ajo bëri thirrje që qytetarët të dalin të japin votën e tyre masivisht.
Ndërkohë po ndjek të gjithë procesin e votimit, dhe shkuam edhe në fshatin Allkaj, ku edhe ka lindur kandidatja.
Mesa duket , aty, banorët e zonës, do ta votojnë të gjithë në masë.