Zgjedhjet lokale/ Ervin Demo: Duhet të marrim një rezultat historik

0
Gjigandi

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Beratit, Ervin Demo, thotë se nën drejtimin e tij paketa turistike e qytetit ka pësuar një transformim rrënjësor. Gjatë një interviste për mediat ai u shpreh se numri i vizitorëve ka ardhur duke u rritur, falë imazhit të përmirësuar dhe punës që është kryer në qytet.

“Për një qytet si Berati, nuk mundesh kurrsesi që mos të flasësh për turizmin. Puna për turizmin është një punë, që duhet të vazhdojë çdo ditë, por duhet të përmirësohemi çdo ditë. Kemi transformim rrënjësor të paketës turistike të Beratit në katër vitet e fundit.”, theksoi Demo.

Ai tha se viti 2024 do jetë “Viti i Beratit” pasi shumë investimet që kanë nisur vite më parë janë drejt përfundimit.

“Ne kemi mbi 30 hotele të reja që janë duke u ndërtuar, janë disa bujtina që po përfundojnë. Turizmi në Berat këtë vit do jetë akoma më i mirë. Kemi shifra, që na bëjnë pak të kujdesshëm se tremujori i parë i 2023 fluksi i turistëve është i lartë në krahasim me periudhën e një viti më parë. Berati tashmë ka një paketë të konsoliduar, dhe viti i Beratit do jetë 2024. Një pjesë e investimeve që janë hapur do të përfundojnë. Në 2024 futemi tek maturimi i paketës turistike”, theksoi ai.

Krahas sektorit të turizmit, Demo shpalosi vizionin e tij edhe sa i takon infrastrukturës rrugore dhe ndërhyrjen në hapësirat publike. Ai tha se ka planifikuar që qendra e qytetit t’i nënshtrohet një rehabilitimi total, një ndërhyrje kjo që sipas tij do t’i japë imazhin e munguar Beratit.

RonaTyra

“Ne duhet të ndërtojmë një infrastrukturë për 20 vitet e ardhshme. Ne po mundohemi të kemi një rehabilitim total të të gjithë qendrës së qytetit. Kemi parkimin nëntokësor. Janë rreth 200 vend parkime, kemi përfunduar rrugën e kalasë, e cila me tepër ngjante si një shteg për dhi se sa për njerëzit.”, shtoi ai.

Më tej ai tha se në këtë fushatë ka zgjedhur të mos flasë me premtime, por fokusin ta ketë te puna e përditshme.

“Kam zgjedhur të mos dalë me premtime. Ajo që ne çfarë kemi bërë, dhe gjithë e kuptojnë, bashkia është një shtëpi e madhe dhe gjerat duhet të rregullohen, por një gjë është e sigurt: ne kemi thyer mitet që Berati nuk bëhet, ne kemi kthyer besimin e qytetarëve, që jeta e tyre mund të përmirësohet. Kemi ndërhyrë në zona rurale. Beratasit e kanë ndarë mendjen dhe e shohin se si ai po ndryshon.”, u shpreh ai.

Kryetari aktual i Beratit, i cili kërkon një rokonfirmim të dytë në krye të Bashkisë, tha se nuk do merret me kundërshtarin pasi fitoren e ka të sigurt.

“ Unë nuk merrem me kandidatin që kam përballë. Nuk ka garë të thjeshtë dhe kjo garë për mua, do të tregojë se puna vlen më shumë se fjalë. Për mua duhet të tregojë se Berati ku e ka drejtimin dhe mënyrën se si qyteti mund të ndryshojë edhe në një kohë të shkurtër. Në Berat gara është e vështirë, sepse ne duhet të marrim një rezultat historik, për të treguar se puna është më e rëndësishme se fjalët dhe nihilizmi”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu