Reshjet e dëborës në vend/ ARRSH tregon gjendjen e akseve rrugore

0
Gjigandi

Reshjet e dëborës kanë mbuluar zonat malore në vend, teksa është dashur ndërhyrja mjeteve borëpastruese për të pastruar disa akse në Qarkun e Korçës, atë në Kukës-Ura e Zapodit dhe atë Pukë-Fushë Arrëz-Kukës. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se aktualisht qarkullimi kryhet pa probleme.

Kontraktorët kanë qenë në terren gjatë të gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

ARRSH ka apeluar drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë. Ulja e shpejtësisë dhe respektimi i sinjalistikave rrugore theksohen gjithashtu në njoftimin e ARRSH-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu